Lideri suprem i Iranit, akuzon Shqipërinë dhe Kosovën për komplot me Amerikën

Ayatollah Ali Khamenei, lideri supreme i Iranit, ka akuzuar Shqipërinë për komplot me Amerikën.

Khamenei në një deklaratë tha se disa shtete të vogla si Shqipëria, në Europë po komplotojnë me Amerikën dhe muxhahedinët kundër Republikës Islamike të Iranit.

“Disa shtete të vogla, të këqia në Europë po komplotojnë me Amerikën dhe muxhahedinët kundër republikës islamike të Iranit”, ka deklaruar lideri suprem i Iranit.

Ndryshe, kujtojmë që Irani nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe e sheh si “vegël” të SHBA-ve.

Kujtojmë gjithashtu se në Kosovë ndodhet baza më e madhe ushtarake amerikane në Ballkan.