Lidhet edhe një koalicion zgjedhor

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka lidhur sot marrëveshje për koalicion zgjedhor me Lëvizjen për Bashkim (LB).

Marrëveshja është lidhur sot në lokalet e PDK-së në mes të kryetarëve të këtyre dy subjekteve, Kadri Veseli e Valon Murati.

Natyrisht, ky koalicion nuk do të jetë zyrtar sepse afati ligjor për regjistrim të koalicioneve në KQZ ka kaluar, por mbetet të shihen klauzolat e marrëveshjes në ditët në vazhdim. /Fokusi.info/