Ligji për financimin e partive politike të ndryshohet – 55% e qytetarëve nuk u besojnë atyre

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur konferencën rajonale “Kuletat Transparente: Avancimi i Financimit Politik”, raporton Ekonomia Online. Ismet Kryeziu, drejtor Ekzekutiv i KDI-së tha se Kosova edhe pse ka ndryshuar Ligjin për këtë çështje, nuk janë marr parasysh të gjitha çështjet e organizatave të shoqërisë civile.

“Kuletat e partive politike, apo financat, ne jemi duke diskutuar për një kohët të gjatë pikëpyetja me e madhe nuk është financimi. Kosova ka avancuar në këtë proces, tani kemi edhe disa ndryshime ne legjislacioni. Gjatë këtij procesi të ndryshimit të legjislacionit, legjislacion jodomesdoshmërisht ka përcjell të  gjitha synimet tona,  për të rritur llogaridhënien dhe transparencën. Në tri çështje që kisha dashur t’i përmendi, është financimi i subjekteve politik jashtë parlamentit”.

“Subjekte e reja nuk financohen nga taksapaguesit tanë. Përveç subjekteve politike edhe kandidatët vazhdojnë që të financohen nga subjekte e ndryshme që partitë nuk kanë qasje në ato financa. Sot të gjitha llogaritë janë online, ky legjislacion nuk e përfshinë këtë transparencë. Ajo që i ndihmon partitë politike është edhe buxhetimi gjinor”, tha ai.

Marta Onorato, drejtoreshë e Programit IRI në Kosovë, tha se qytetarët nuk kanë besim në subjekte politike si në Kosovë e po ashtu edhe rajon.

Ajo tha se nga një hulumtim del që në Kosovë 55 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se nuk iu besojnë partive politike.

“Ne besojmë që organizata e shoqërisë civile mund të luajnë një rol të rëndësishëm në masat mbrojte të integritet politik. Ne mbështesim punë e IKD dhe mirëpresim atë që arrihet. Besimin ne partitë politike fatkeqësisht në Kosovë dhe rajon është i ulët”.

“Sipas një raporti të IRI-së, 55 për qind të anketuar kanë thënë që nuk i besojnë partive politike, dhe vetëm 5 për qind kanë thënë që i besojnë. Nëse zbatohet ligji i ri ka potencialin  për të rritur transparencën financiare të partive politike”, tha ajo.

Eugen Cakolli, menaxher i projektit në KDI, i cili foli rreth punimit lidhur me financimin politik në Kosovë, tha se edhe pse Ligji i ri mbi financimin e subjekteve publike është në fuqi që një vit, situata mbetet për gjegjësisht e njëjtë.

Ai tha se edhe pse Ligji ka vetëm një vit që ka hyrë në fuqi është e domosdoshme që të bëhen ndryshimi dhe plotësime për këtë ligji, raporton EO.

“Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit që Kosova ka një ligj të ri mbi financimin e subjekteve publike situata mbete përgjegjësit e njëjtë. Sa i përket raportimit dhe kontrollit financiar, partitë politike bëjnë raportime shabllon”.

“Sa i përket vetëfinancimit të kandidatëve, ne bazë të hulumtimeve del që çdo i dyti kandidat ka deklaruar që ka shpenzuar nga të hyrat e veta apo është financuar nga biznese të ndryshme dhe partitë nuk kanë pasur qasje në to” , tha ai.