Limaj flet pas takimit me Isa Mustafën

Pas takimit me Isa Mustafën, Kryetari Nismës Fatmir Limaj është deklaruar para mediave.

Limaj tha se kanë biseduar rreth interesit të vendit, me theks të veçantë për temat të cilat duhet të trajtohen me seriozitet.

“Do të ishte mirë të trajtohen temat e rëndësishme, ta kemi një qeverisje që kryen punë dhe jo fjalë. Ky është një moment i rëndësishëm dhe vendi s’ka kohë të humb.

Partitë s’duhet t’i kaplojë euforia e një vote më tepër, duke dhënë fjalë që s’mund të mbahen. Të gjithë e dimë më çfarë tema do të ballafaqohet qeveria e ardhshme, prandaj edhe apel i im është që të bëhet kujdes në fushatë elektorale. Qeveria duhet t’i ndalë fjalët e jo të thirret në folklorizma”, ka thënë Limaj, përcjellë Indeksonline.

Duke mos dhënë një përgjigje konkrete nëse është arritur ndonjë marrësveshje për koalicion parazgjedhor me LDK-në, ai tha se mbetet NISMA-s i të vendos.