Limaj: Kosova më shumë se kurrë ka nevojë bashkimin e forcave

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA kanë lidhur koalicion parazgjedhor.

Për këtë marrëveshje, kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është lajm i mirë për politikën në Kosovë dhe gjithë qytetarët.

“Besoj që është lajm i mirë për kosovën politike për qytetarët. Jemi dëshmitar për gjendjen që është vendi ynë. Ka nevojë për bashkim të forcave që kanë cka japin, duan të shohin ndryshe zhvillimin e vendit pozicionin e vendit. Shumë tema që njerëzit e Kosovës duan ti shohin më mirë., Duke shikuar e respektuar zërin e mijëra njerëzve sot më shumë se kurrë ka nevojë bashkimin e energjive pozitive, bashkim në diverzitet bashkim në iniciativa. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për një dinamikë të re opozitare, opozitë e angazhuar, ku kritikon ku duhet kritikuar, që na jep alternativë”, ka deklaruar ai.