Limaj: Në Prekaz u vendos liria dhe shtetësia e Kosovës

Në 24-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” bëri homazhe kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai tha se Prekazi është vendi i vulosur liria dhe shtetësia e Kosovës.

Nga aty ai tha se vepra e komandantit legjendar Adem Jashari dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e bënë krenar çdo zemër të shqiptarit.

“Si çdo përvjetor edhe sot jemi këtu në Prekaz, te varrezat e dëshmorëve, komandantit legjendar, te vendi ku është vendosur liria dhe shtetësia e Kosovës. Çdo vit dhe çdo përkujtim e bënë edhe më madhështorë dhe më krenar veprën, angazhimin dhe përpjekën e komandanti legjendar dhe çdo dëshmorit. Çdo vit që kalon, për çdo shqiptarë kudo që është lufta e UÇK, e komandantit legjendar dhe dëshmorëve të kombit merr peshën e vet dhe tregon se sa e rëndësishme dhe si ka qenë momenti i fundit që Kosova ta merr lirinë. Zhvillimet aktuale na tregojnë më së miri se s a ka qenë e rëndësishme në atë kohë dhe për sa kohë kemi arriture që më në fund edhe Kosova të jetë e lirë[…]Dhe ftojë çdo veteranë, invalidë, çdo patriotë të atdheut tonë ta mbajë kokën lartë për të arriturat e bëra deri më tani dhe me veprën e komandantit legjendar”, tha Limaj.