Limaj: Një ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj dorëheqjesë së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Limaj ka thënë se kjo është një ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta edhe këto ftesa drejt lutëtarëve të UÇK-së.

“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është një ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së”, ka shkruar Limaj.

Sipas Limaj alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqeve të Kosovës.

“Fatkeqësisht kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosvës, prandaj alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqeve të Kosovës!Kosova do ta kaloje me sukses edhe këtë sfide dhe drejtësia do të ngadhnjejë edhe në këtë rast” ka shruar Limaj në Facebook.