Limaj paralajmëron VV’në: Nuk keni me i grabit mandatet e Nismës

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Social Demokrate ka paralajmëruar Vetëvendosjen se nuk do të mund t’ia grabisë mandatet partisë së tij.

Limaj ka thënë sonte në Rubikon se VV ka heshtur për votat ilegale nga Serbia, ndërkohë ka thënë se është i gatshëm të ngre padi dhe të mbrojë me ligj vullnetin e qytetarëve.

‘’VV për votat serbe ka hesht dhe po vazhdon me hesht. Po ju them që nuk keni me i grabit as ju e askush tjeter mandatet e Nismës. Edhe me padi, penale edhe me ligj s’kemi me u ndal sepse neve na kanë besu’’, ka thënë Limaj.

Limaj ka vazhduar me akuza ndaj KQZ’së se në vazhdimësi kanë shkelur ligjin.

’Gjithë e keni shkel ligjin, tash ka ankesë, tash ka zhurmë. Sepse kështu devijoni vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Prandaj është kjo zhurmë e madhe. Në mënyrë kritike mund të mos e cojë deri në fund vullnetin e gjithë këtyre njerëzve. Arsyetimi është që gjithë e keni shkelë ligjin’’