Limaj takohet me Lëvizjen për Bashkim, diskutojnë për koalicion

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në këto momente është duke zhvilluar takim me Valon Muratin, kryetar i  Lëvizjes për Bashkim.

Fokusi. info mësoi nga burimet e saj se takimi është duke u mbajtur në Hotel ‘Sirius’ dhe temë diskutimi është një koalicion i mundshëm.

Në këtë takim, po marrin pjesë edhe përfaqësues tjerë nga të dy subjektet politike.

Vlen të kujtojmë se Nisma vetëm se ka lidhur një koalicion me AKR-në.