Limaj thumba Kurtit: Para disa jave Lajçakun e ka quajtur argat të Serbisë, tani po i bindet atij

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, në një intervistë për Gazeta Blic ka thënë se Kurti erdhi në parlament dhe u tha qytetarëve të Kosovës, së unë e kam një dokument që e kam pranu, por juve nuk mundem me iu tregu pasi që ashtu më kanë thënë.

“Kryeminisitri i vendit në institucionin më të lartë të shtetit në Parlamentin e Kosovës, u thotë deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës, se unë e kam një dokumet që e kam pranu, por juve nuk mundem me ju tregu se më kanë thënë do tjerë mos me tregu, ju kujtohet çfarë gjuhe ka pas ky për ndërkombëtarët”, tha ai.

Limaj thotë se kur je në negocim është në rregull që të mos shpalosen detajet, por pasi që t’i jep dakordimin dhe pranon diçka është e domosdoshme që të shfaqet në institucionin më të lartë të vendit.

“Në bisedime është rregull që kur je në negocim vërtet nuk shpalosen detajet se je ende në negocim. Është dokument i punës, i veprimit dhe mundet të prishet, por në momentin kur ti jep dakordimin, kur pranon diçka, e ke të domosodshme me e shperfaq në institucionet më të larta. Kurti para një jave iu tha deputetëve atë njeri që unë kam thënë është i Serbisë, për Lajcakun, ai njeri më ka urdhëruar që mos t’i tregoj popullit të Kosovës se çfarë kam pranu dhe unë i bindem atij”, shtoi ai.

Tutje thotë se si presin që të tjerët ta respektojnë shtetin, kur drejtuesi kryesor e fyen dhe e ofendon.

“Si po pritni me ta respektu shtetin të tjerët, kur drejtësuesi yt kryesor e fyen e ofendon, institucionin e vet më të lartë që e ka zgjedh kryeministër, që përmes mikrofonit thotë se nuk du me të tregu se çka kom pranu, a që në fakt ai dokument ka me u zbatu këtu para njerëzve, sepse Kurti deri para 2 jave Lajçakun e ka quajt argat të Serbisë ose përfaqsues i njëanshëm” u shpreh Limaj.