Liverpool – Tottenham, formacionet zyrtare

Liverpooli dhe Tottenham Hotspur kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Reds janë nikoqir të Spurs në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Ligës Premier, takim që pritet të zhvillohet në Anfield nga ora 17:30.

Ekipi i Jurgen Kloppit ka tetë fitore radhazi dhe një barazim ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e fundit, kështu që pret t’i kthehet fitores.

Në anën tjetër, ekipi i Mauricio Pochettinos është në formë të tmerrshme në këtë fillim sezoni dhe do të tentojnë të marrin rezultat pozitiv për të mbajtur motivin lartë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme për këtë ndeshje.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Fabinho; Salah, Firmino, Mane;

TottenhamGazzaniga, Aurier, Alderweireld, Sanchez, Rose, Winks, Sissoko, Eriksen, Dele, Son, Kane