Liri Loshi: Si po ia “don” tërë jetën Isës e si nuk po ia “don” Albinit

Shkrimtari, aktivisti, ish-mjeku i UÇK-së, kohëve të fundit është mjaft aktiv me shkrimet e tij në lidhje me situatatën në Kosovë. Pothuajse në të gjitha shkrimet e tij shihet brenga e thellë për gjendjen në Kosovë e me thekse të veçanata për gjendjen morale në të cilën ka rënë shoqëria jonë.

Në shkrimin e tij të fundit Liri Loshi ka prekur një segmente mjaft interesante! Shkrimi, edhe pse i shkurtër, prek segmente të largëta të historisë të ngërthyera me realitetin, në dritën morale e psikologjike.

Për më tepër lexojeni të plotë shkrimin e Liri Loshit:

Kur (s)ta don, (s)ta don.

Isa! Funksionar në kohën e Titos. Funksionar në kohën e Azem Morinës dhe Rrahman Vllasit. Funksionar në kohën e Ibrahim Rugovës.Kryeministër me PDK-në në koalicion. Lider deri në pension i partisë më të madhe në Kosovë. Krejt këto pozita duke ndenjur me duar në xhepa.

Albini! Zhallavit muret me ngjyrë, rrëzo makina e kamionë, çoj dëm vetë e axhës së Glaukut duke i thyer për koka të njerëzve, ngrit flamurin me shqiponjë në Çakorr, hudh bomba gazi në seanca të parlamentit, sulmoje parlamentin me armë artilerike… Krejt këto me një qëllim të vetëm: për t’u bërë faktor në politikë. Por, kot! Në fund i duhet me i ra në dy gjunjë Isës! Me lëpi atë që e ka pështy.

Dhe prapë kryet përpjetë se përpjetë!