Lirim Mehmetaj: Nga sot kushdo mund të gjuaj bombola gazi lotsjellës në qytet dhe institucione publike

“Nga sot, kushdo që është i interesuar, mund të marrë bombola gazi lotsjellës dhe t’i hedh në qytet, por edhe në ambiente të institucioneve të Kosovës, sepse sipas Gjykatave të Kosovës kjo nuk është vepër penale.

Kështu thotë vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë që e ka liruar nga akuza Glauk Konjufcën për këtë vepër, përkundër se i njëjti e ka pranuar vetë publikisht me 14 mars 2019.

Pra, kurdo që dëshironi, sipas gjykatave në Kosovë, lirisht mund të përdorin gazlotsjellës nëpër institucione, sepse është veprim i lejueshëm.

Kosova, kjo demokraci që po lulëzon”.

✍🏻 Lirim Mehmetaj