Lirohen tre serbët e arrestuar për emblemat e UÇK-së

Policia e Kosovës kishte arrestuar mbrëmë tre shtetas serb, D. D., V. J. dhe D. D., të cilët kishin blerë emblema të UÇK-së në një dyqan të Prishtinës.

Por të njëjtët janë liruar ende pa mbushur paraburgimin prej 48 orëve.

Prokuroria njofton se serbët janë liruar pasi për momentin nuk ka prova që të mund të procedohet për gjykatë çështja.

Sipas dëshmive të serbët janë gjetur 5 emblema, mirëpo të njëjtit kishin deklaruar se janë koleksionues të tyre dhe asgjë më shumë.

Tre shtetasit serbë kanë hyrë në Kosovë në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardhë” në Gjilan, gjersa kanë lënë automjetin e tyre me targa të Nishit dhe kanë hipur në makinën e një qytetari shqiptar, i cili i ka sjellë në Prishtinë.