Mërgimtari nga Vushtrria hyn në market, kur del nuk e gjen veturën

Mërgimtarit nga Vushtrria i ndodhi një papritur me të dal nga supermarketi ku kishte hyrë për të blerë.

Ai kur doli nuk gjeti veturën e tij që e kishte lënë të parkuar në parkingut e marketit ku kishte hyrë.

Mërgimtari thotë se kur doli nga marketi, që qëndrimi i tij në market zgjati përafërisht vetëm njëzet minuta, nuk e pa veturën e tij në vendin që e kishte lënë, dhe që menjëherë i ka lajmëruar pronarët e objektit, e më pas edhe njësitet policore ku kanë ardhur në vendngjarje.

Mërgimtari thotë se vetura ishte tip Q7 me vlerë 30 mijë euro.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit ku po vazhdojnë hetimet.

Vetura pas 3 ditëve që është shpallur e humbur, ende nuk është gjetur.