Lirohet avokati Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha është liruar, pasi Gjykata ka refuzuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Këtë e ka konfirmuar avokati i Berishës, Naim Rudari përmes një postimi të bërë në Facebook.

Rudari ka publikuar një fotografi me Berishën ku dhe ka shkruar:

“TRIUMFUES sot, në fund të kësaj çështje dhe kurdo”.

Në kërkesën e Prokurorisë thuhej se për të pandehurin B.B., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-ës, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 380 paragrafi 1 të KPRK-ës dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” nga nen 386 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të KPRK-ës.