Policia nis hetimet për vdekjen e dyshimtë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vdekjen e dyshimtë në Prishtinë.

Sipas Policisë, në orët e pasdites një person është gjetur pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime.

Njoftimi i plotë:

HETIM I VDEKJES

Prishtinë 11.07.2023 – 16:37. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime.