Lirohet Henri Çili, gjykata i jep këtë masë

Pak minuta më parë, Gjykata e Përmetit ka dhënë masat e sigurisë për 30 të ndaluarit e operacionit “Mezhgorani”.

Mësohet se gjykata ka liruar botuesin Henri Çili, duke i dhënë masën “detyrim paraqitje”. Çili u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.

Po kështu, ndër të tjerë, Gjykata e Përmetit vendosi për Shpresa Gjocajn, detyrim paraqitjeje, Besnik Fishtën arrest shtëpie, Ilir Korbin arrest shtëpie, Liko Jazin detyrim paraqitjeje, Renato Toskën detyrim paraqitjeje, Kejsi Meçon detyrim paraqitjeje, Edmond Xakën detyrim paraqitjeje, Kristina Bashin detyrim paraqitjeje, Lisandër Alikollarin detyrim paraqitjeje, Entilon Kamberajn detyrim paraqitjeje, Abaz Danin detyrim paraqitjeje, Daniel Yzeirajn detyrim paraqitjeje. Ndërkohë për Betim Shkupin masa do të jepet nga një tjetër gjyqtar për shkak të konfliktit të interesit, ndërsa për Sait Fishtën masa e sigurisë do jepet nesër, pasi gjendet i shtruar në spital./tch