Lista Serbe dorëzon mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Mëngjesin e sotëm deputetët e Listës Serbe kanë dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryekuvendarit Glauk Konjufca, ka konfirmuar lajmin për Klan Kosova.

Të shtunën, në një konferencë për media kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, njoftoi se ata do të tërhiqen nga institucionet qendrore të vendit dhe në komunat veriore.
– Advertisement –

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Po kështu kanë lënë detyrën edhe serbët që punonin si zyrtarë policorë në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, po ashtu edhe në pikat kufitare.

Sot ata kanë dorëzuar edhe armët.

Këto veprimet erdhën pasi qeveria e Kosovës mori vendimin për targat.

Vendimi për targat:

Nga data 1 nëntor, të gjithë pronarëve të makinave me targa serbe në Kosovë do t’u shqiptohet masë qortimi me kërkesë për t’u drejtuar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve.

Nga 21 nëntori deri më 21 janar, pronarët që kanë ende makina me targat serbe në Kosovë, do të gjobiten me 150 euro.