Lista Serbe: Kurti nuk po bën asgjë për deeskalim, lufta jonë nuk do të ndalet

Lista Serbe njoftoi se edhe pas katër muajve që kur Këshilli Evropian kërkoi që të bëhet deeskalimi në Veri të Kosovës, kryeministri i Kosovës Aljbin Kurti nuk po bën asgjë për këtë dhe nuk mban asnjë përgjegjësi, dhe se lufta paqësore , politike dhe demokratike dhe mbijetesa e popullit serb në Kosovë nuk do të përfundojë.

Lista Serbe thekson se “regjimi antiserb i Kurtit” merr mbështetje të pa maskuar në persekutimin e serbëve.

“Përsëri ka filluar rrëfimi i vjetër se serbët janë fajtorë për gjithçka, dhe natyrisht asnjë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk e shtron pyetjen se si mbijetojnë serbët sot në këto kushte çnjerëzore, po për serbët e arrestuar të cilët janë të burgosur, po me rastet kur u pushkatuan serbët dhe fëmijët serbë, pse janë të lirë ata që qëlluan Stefan dhe Milloshin në Shtërpc, Sreçko Sofronijeviq, Miljan Deleviq, Milan Jovanoviq, Dragisha Galjko?”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe rikujton se nga përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk ka folur asnjë fjalë për fatkeqësinë e afërt humanitare në Spitalin e Mitrovicës, si dhe pse foshnjat serbe nuk mund të vaksinohen në shekullin e 21-të apo se si është e mundur që serbët në veriun e Kosovës u getoizuan për gati 20 ditë dhe e gjithë zona dhe të gjithë banorët e saj, nga fëmijët dhe studentët e deri te bashkëqytetarët e vjetër dhe të sëmurët.

Ata theksojnë se mbyllja e vendkalimit kufitar të Jarinjës “preu kordonin e kërthizës” që do të thotënuk do të ketë jetë për serbët në Veri të Kosovës, gjë që pengoi furnizimin normal me ushqime, ilaçe dhe mallra muaj më parë.

“Natyrisht që keqbërjet e regjimit antiserb të Albin Kurtit harrohen shpejt dhe ata që keqtrajtuan dhe pushkatuan serbët me urdhër të tij shpallen heronj dhe e gjithë kjo para syve të Brukselit, por edhe të vendeve të Quint-it, EULEX-it, KFOR-it, UNMIK-ut dhe OSBE-së”, thuhet me tej në deklaratën e Listës Serbe.