Lista Serbe për vizitën e Kurtit në veri: Ka për qëllim destabilizimin e situatës dhe shkaktimin e tensioneve të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot komunën e Leposaviqit. Me të ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Lista Serbe nuk është se e ka ‘mirëpritur’ këtë vizitë të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit në Leposaviç.

Lista Serbe përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se vizita e Kurtit bashkë me ministrat e qeverisë ka për ‘qëllim destabilizimin e situatës në terren dhe shkaktimin e tensioneve.

“Kërkojmë që organizatat kompetente ndërkombëtare të reagojnë ndaj këtij provokimi të dukshëm dhe të kërkojnë nga populli i tyre që të ndalojë shtypjen e popullit serb, i cili kësaj radhe tregoi vetëpërmbajtje dhe durim të jashtëzakonshëm”, ka thënë Lista Serbe.

Lini një Përgjigje