Lista Serbe s’pranon t’i mbajë pankartat në mbështetje të Ukrainës

Sot në fillim të seancës së Kuvendit deputetëve u janë shpërndarë pankarta, të cilat tregonin mbështetjen që Kosova po ia jep Ukrainës.

Këto pankarta, në të cilat ishte flamuri i Kosovës dhe i Ukrainës, nuk kanë pranuar t’i mbajnë deputetët nga Lista Serbe, raporton Zeri.info.

Ata kanë kthyer përmbys pankartat, duke refuzuar që t’i shfaqin ato.