Liverpool ndalet në “Old Trafford” (Video)

Liverpool është ndalur në ‘Old Trafford’, në përballjen kundër skuadrës së Manchester United, ku takimi përfundoi me barazim 1 – 1.

Në këtë duel interesant, vendimtare doli të jetë teknologjia, pasi VAR-i determinoi 100% rezultatin e takimit.

Fillimisht, në minutën e 36-të, Marcus Rashford dërgoi topin në rrjetë, por gëzimi filloi vetëm pas konfirmimit të VAR.

Pjesa e dytë u dominua nga Liverpool në tërësi, por lojtarët e Ole Gunnar Solskjaer ia dolën që të mbrohen mjaft mirë, duke hapur shumë telashe për lojtarët e Klopp.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 85-të kur Adam Lallana shtyu në rrjetë topin e dërguar në zonë nga Andrew Robertson. Edhe këtu u nevojit ndihma e VAR.

Me këtë barazim, Liverpool ka humbur mundësinë që të thyej rekordin e vendosur nga Manchester City i Pep Guardiolas, për 18 fitore radhazi në Premierligë.

Me rezultatin e regjistruar në ‘Old Trafford’, Liverpool numëron 25 pikë pas 9 xhirove, duke mbajtur lidershipin, kurse Manchester United ka 10 pikë në pozitën e 13-të.

https://www.youtube.com/watch?v=8aphR8-xM5w