Haradinaj nëpër borë ngjitet në bjeshkët e Junikut

Ramush Haradinaj tashmë e ka bërë rutinë që fundjavën t’ia kushtojë ngjitjeve nëpër bjeshkët e Kosovës.

Ish-kryeministri është ngjitur sot gjatë ditës në bjeshkët e Junikut, bashkë me shumë kolegë të partisë e miq të tij.

“Ngjitje deri në Gropën e Junikut. Faleminderit për mikpritjen Fatmir Krasniqi”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.