Liverpooli vazhdon me fitore, marshon drejt titullit (video)

Liverpooli ka vazhduar me fitore në Premier Ligë, duke i prirë garës për titull kampioni.

Sheffieldi ishte viktima e radhës e skuadrës së Jurgen Kloppit, të cilën “Të Kuqtë” e mposhtën 2 me 0 në xhiron e 21-të.

Mohamed Salah e Sadio Mane shënuan golat për fitoren e 19-të nga 20 ndeshje deri tash për Liverpoolin.

Liverpooli është lider në tabelë me 58 pikë, 13 më shumë se Leicesteri që e ndjek, e që ka një takim më shumë se Liverpooli./Fokusi.info/

https://youtu.be/XkJHtlkqdVw

https://youtu.be/3dg-MtMhYPA