Militantja e VV-së në KPM, Luljeta Aliu, sulmon mediat që solidarizohen me Klan Kosovën

Luljeta Aliu që u dërgua nga pushteti në pozitën e anëtares së Komisionit të Pavarur për Media (KPM) ka reaguar ndaj solidarizimit të gazetarëve me Klan Kosovën.

Aliu me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook ka deklaruar se “nuk e kupton pse duhet njerëzit tanë me u solidarizu mes vete vetëm për shkak të profesionit të njëjtë.”

Në fakt, gazetarët po solidarohen me Klan Kosovën për shkak të vlerave të njëjta në të cilat besojnë: lirisë së shprehjes, lirisë së mediave, gazetarisë së pavarur dhe demokracisë.

Ajo ka deklaruar tutje që “nuk mbrohet profesioni duke mbrojtë shkeljet e dikujt, kushdoqoftë ai/ajo.” Megjithatë, Aliu nuk merr guximin që të flas e të na i sqarojë më saktësisht shkeljet në fjalë.

“Kjo nuk është shenjë kolegialiteti, por bashkëpunim në keqbërje.” – vazhdon tutje ajo mbrojtjen e veprimit të pushtetit duke lënë të kuptohet se do të ketë dëm nga vendimet dhe sjelljet mbrojtëse të tyre.

E për ta saktësuar se e ka fjalën bash për mediat ajo thotë: “E njëjta vlen edhe për mediat”.

Kujtojmë se znj. Aliu ishte në të kaluarën analiste televizive ku shquhej për përkrahjen e madhe që ia bënte kryeministrit Kurti dhe Vetëvendosjes.

Postimi i plotë: