Lladrovci me bashkëshorten dhe vajzën votojnë për kryetar bashkie në Tiranë

Në Shqipëri po mbahen zgjedhjet lokale, ku në to ka votuar edhe kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, bashkë me gruan dhe vajzën pasiqë posedojnë nënshtetësinë shqiptare, transmeton fokusi.info.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook, ku Lladrovci njofton se dy djemtë e tij kanë munguar për shkak se janë duke u stërvitur me epikin e Feronikelit për garat në Ligën e kampionëve.

“Çdo herë Tirana të ofron qëndrim të këndshëm. Ashtu ishte edhe sot kur me Familje, takuam miqtë tanë.

Gjatë kësaj vizite, munguan vetëm dy futbollistët që ndodhen në grumbullimin për garat në Ligën e kampionëve.

Tirana ka marrë pamje të metropolit të mirëfilltë për këtë pjesë të Evropës. Përgëzime Z. Veliaj”!