Policia me aksion antidroge në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës, në vazhdën e luftës për parandalimin dhe luftimin e rasteve të abuzimit me substanca narkotike, pas hetimeve intensive, sot në veri të Mitrovicës është duke realizuar një operacion policor antidroge, me mbështetjen edhe të njësive të tjera relevante policore.

“Policia e Kosovës në fushën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të trafikimit me narkotikë edhe gjatë vitit të kaluar ka ndërmarrë disa operacione të suksesshme policore, ku janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike, janë zbuluar laboratorë droge, janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar, si dhe janë shpartalluar grupe të ndryshme kriminale në mbarë vendin”, thuhet në njoftimin e policisë.