Lladrovci takon Ahmetin: Takimit me Shpendin ma vonë i dëgjohet krisma

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sot kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, të cilin e ka quajtur përveç të mirë, edhe me efekte që më vonë ju dëgjohet krisma.

Lladrovci përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se pushteti lokal është sfidë për aq sa i kuptojnë realisht.

“Takimi me Shpendin është çdo herë edhe i mirë, edhe prodhor, sepse ka efekte që ma vonë ju dëgjohet krisma. Pushteti lokal është sfidë, për aq sa i kuptojmë realisht çështjet që i mundojnë qytetarët tanë”, ka thënë Lladrovci.

Kreu i Drenasit u zotua për t’ia organizuar një pritje Ahmetit në komunën që ai udhëheq, dhe për ta testuar mikpritjen drenicase.

“U zotova se do ta pres së shpejti në Drenas dhe do ta testojmë mikpritjen tradicionale të Drenicës. Pavarësisht sfidave të metropolit, edhe ne në komunat tjera u kemi dhënë rrugë disa problemeve të pushtetit lokal duke realizuar pritshmëritë e qytetarëve. Vera shkon shpejt”, ka theksuar lladrovci.