“Llamkosi” i shitet ofertuesit të tretë për 4.8 milionë euro

0
270

Dy ofertuesit e parë “Emona” SHPK (oferta 6 milionë euro) dhe një kompani e përzier shqiptaro-gjermane (oferta 5.8 milionë euro) kanë dështuar ta blejnë fabrikën e llamarinës “Llamkos” në Vushtrri, pasi në afatin e paraparë nuk kanë arritur t’i paguajnë paratë. Tani “Llamkosi” i ka kaluar ofertuesit të tretë, Avdullah Kelmendit nga Vushtrria për 4.8 milionë euro, i cili ka afat deri më 22 janar 2020 t’i paguajë 4.8 milionë euro. Zotohet Kelmendi: Obligimet i kryejmë brenda afatit, shkruan e përditshmja Zëri.

Edhe një dështim tjetër ka ardhur sa i përket privatizimit të fabrikës për përpunimin e llamarinës “Llamkos” në Vushtrri. Edhe ofertuesi i dytë, një kompani e përzier shqiptaro-gjermane është tërhequr, pasi në afatin e caktuar nuk ka arritur t’i paguajë paratë.