Lobim rus në SHBA, Lulzim Basha thirret nga Prokuroria

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është thirr nga prokuroria për të dëshmuar në lidhje me lobin rus në SHBA.

Këto akuza i referohen vitit 2017, ndërsa në prokurori përveç Bashës , është thirr dhe ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani së bashku me Ilir Dervishin.

Fletë-thirrja e Prokurorisë, ku kërkon dëshminë e tyre është dërguar ditën e djeshme. Lëvizja e Prokurorisë së Tiranës, vjen pas letër-porosisë nga SHBA.

Në shkresën e firmosur nga prokurorët e çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj, theksohet se, nëse Basha së bashku me Ristanin dhe Dervishin nuk paraqiten ditën e hënë në prokurori do të bëhet shoqërimi i detyrueshëm.

Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017. Pak muaj më parë, prokuroria deklaronte se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga “Biniatta Trade”./ Opinion.al