Ngjarje e rëndë në Kamëz, 31-vjeçari i vë flakën vetes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz në mesditën e sotme ku mësohet se një i ri ka tentuar të vetëdigjet.

Sipas njoftimit të policisë, sot rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë shtetasi E.M., 31 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.