Lojtari i Manchester City: Ne do të fitojmë Ligën e Kampionëve

Ilkay Gundogan thotë se Manchester City duhet të fitojë Ligën e Kampionëve për t’u konsideruar në mesin e ekipeve më të mëdha botërore.
Gundogan thekson se skuadra e Manchester Cityt dëshiron triumfin në Champions League.
“Ne duhet ta kishim fituar të paktën një herë. Çdo klub, çdo ekip, çdo lojtar i vetëm dëshiron ta fitojë këtë titull”, tha fillimisht Gundogan.
“Nëse dëshironi të jeni në mesin e lojtarëve dhe klubeve më të mëdha në botë – ju duhet ta fitoni këtë trofe”, përfundoi ai.
Skuadra e Manchester City takohet me Schalken të mërkurën me fillim nga ora 21:00, në kuadër të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.