Luksemburgu planifikon të testojë gjithë popullatën

Pas Andorrës, Luksemburgu bëhet shteti i dytë evropian që njofton për testimin e gjithë qytetarëve në luftën kundër përhapjes së COVID-19.

Testet do të jenë vullnetare, dhe ata që jetojnë përtej kufirit në Gjermani, Francë dhe Belgjikë do të jenë në gjendje të testohen dhe të vijnë për të punuar në Luksemburg.

Rreth 8500 nxënës dhe mësues do të testohen para se shkollat të hapen më 4 maj.

Të paktën 20 mijë teste mund të bëhen çdo ditë, thanë autoritetet e Luksemburgut, vend ky me rreth 600 mijë banorë.

“Ne synojmë të testojmë tërë popullatën, disa herë dhe më shumë,” vunë dukje autoritetet, duke shtuar se testet mund të bëhet në një kohë relativisht të shkurtër duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një vend tët vogël.

Sipas masave aktuale, banorët mund të shkojnë vetëm te mjeku, në punë dhe dyqane.

Luksemburgu ka 3.729 të infektuar dhe 88 vdekje. Dje, një tjetër shtet i vogël evropian, Andorra bëri të ditur planet për testimin e të gjithë 77 mijë banorëve të saj