Vdes ish-luftëtari i UÇK’së, Miftar Gashi

Ka ndërruar jetë ish – luftëtari i UÇK-së, Miftar Gashi, shkruan Fokusi.info.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi ka ndarë lajmin e hidhur se ka vdekur bashkëluftëtari i tij, Miftar Gashi.

Haradinaj i ka shprehur ngushëllime, familjes Gashi, bashkëluftëtarëve të tij dhe të gjithë atyre që e njohën.

“Burrë i urtë, i dashur e i afërt me të gjithë, luftëtar i ditëve të para, udhëheqës i luftës, ai vazhdoi kontributin e tij edhe pas çlirimit në shtetndërtimin e vendit” shkruan Haradinaj në letrën e tij të ngushëllimit.

Postimi i plotë: