Pezullohen të gjitha linjat ajrore në Aeroportin e Prishtinës, përveç këtyre rasteve

Sot u konfirmuan zyrtarisht dy raste të virusit COVID-19 në Kosovë.

Kryeministri Kurti në mbledhje e Qeverisë ka konfirmuar vendimet lidhur me koroanvirusin.

Në mesin e vendimeve është edhe pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave ajrore në Aeroportin e Prishtinës., përveç linjave e udhëtimeve me ekuipazh pa udhëtar.

“Nga 16 mars bëhet pezullimi i përkohshëm i gjitha linjave ajrore në Aeroportin e Prishtinës, përpos fluturimeve ushtarake apo emergjencave medicionale. Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit me ekuipazh por pa udhëtarë”.