Lulja mahnitëse që ilirët i dhuruan botës dhe dëshmon për trojet e ilirëve, vetitë shëruese të saj (foto)

Irisi Ilir është një nga lulet më të veçanta që është rritur në tokat e ilirëve që mbulon Shqipërinë, Kroacinë, Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe disa zona të Serbisë.

Irisi Ilir edhe sot e kësaj dite rritet në gjendje të egër e natyrale dhe provon trashëgiminë e të parëve të shqiptarëve.

Ilirët e lashtë e konsideronin Irisin një bimë mjekësore me vlera të shumta për një sërë problemesh shëndetësore kryesisht dhimbjet e kokës.

Bima e Irisit Ilir besohej gjithashtu se kishte aftësi të nxiste abortin. Pjesë të kësaj bime janë përdorur në lashtësi kundër djersës dhe në përgatitjen e parfumeve.

Sipas Agroweb, bima rritet deri në 40 centimetra lartësi dhe lulëzon nga Maji në Qershor dhe ka nevojë për dritën e diellit. Kërkon një tokë me lagështi mesatare, pjellore dhe të kulluar mirë.

Kjo bimë prodhon fara shumë rrallë. Zakonisht prodhon deri në dhjetë fara që piqen në vjeshtë.

Bima e egër Ilire besohet të ketë qenë pikënisja e shumë varieteteve të kultivuara të Irisit që sot zbukurojnë kopshtet dhe hapësirat tona në verë dhe pranverë.

Historianët e lashtë shpjegonin që Irisi më i mirë vjen nga Iliria e lashtë.
Në Mesjetë, kultivuesit e kësaj bime kaluan përtej Adriatikut dhe e rritën në Itali.

Zona e Firences së lashtë kishte Irisin si simbol të saj dhe në në mburojat e tyre ushtarët mbanin lulen.

Bima mban emrin e perëndeshës së ylberit “Irisit” dhe si rrjedhojë lulja ka një bukuri dhe ngjyra të pakrahasueshme.

Në lashtësi, Irisi ishte një simbol i fuqisë dhe madhështisë. Tre petalet e Irisit ishin simbole të besimit, zgjuarsisë dhe trimërisë.

Kultivimi i kësaj luleje ka rezultuar në zbulimin e disa vlerave medicinale. Rrënjët e thata të Irisit përmbajnë një vaj esencial me aromë vjollce.

Ato përdoren në parfume, pastë dhëmbësh dhe produkte të tjera kozmetike si dhe në krijimin e një potpurie erëzash me aromë të shumëfishtë.

Rrënja e thatë e Irisit ka veti anti-inflamatore dhe si rrjedhojë përdoret për të shëruar problemet me fytin dhe dhimbjet e kokës nga sinoziti.

Mënyra e përgatitjes:

Rrënja e thatë e Irisit përdoret për të ruajtur aromën në pudra dhe produkte kozmetike të bëra në shtëpi.

Historikisht, njerëzit e kanë konsumuar rrënjën e thatë të Irisit në formë pluhuri ose si infusion nëpër tretësira. Por në kohët moderne, përdorimi i rrënjës së thatë të Irisit është tërësisht kozmetik.

Vaji i Irisit përdoret duke përdorur pluhurin e rrënjës së thatë të Irisit në avull.

Ky vaj ka një aromë intensive dhe shumë delikate të vjollcës së freskët dhe kushton shumë shtrenjtë.

Përdoret për përgatitjen e aromave më luksoze, por edhe parfumeve me bazë vjollce.

Ekstraktet e Irisit kanë aftësinë të forcojnë aromën e elementëve të tjerë që përdoren në krijimin parfumeve.