Luljeta Aliu nuk votohet nga deputetët e Vetevendosje, vjen reagimi komik nga Valon Syla

Luljeta Aliu ka marrë vetë 12 vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht thirrjes së saj për ta votuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media.

“Sot po kërkoj votën e deputetëve”, shkroi ajo, sot në mëngjes, transmeton Gazeta Insajderi.

Por, kjo thirrje e saj nuk ra në vesh të deputetëve të Vetëvendosjes, që janë shumicë në Kuvend, pavarësisht se Aliu në opinionet e saj publike e ka përkrahur me zemër partinë e Albin Kurtit.

Menjherë pas këtij lajmi ka reaguar Valon Syla, drejtuesi i Gazetës Metro.

“Lulja veç 12 vota a… nginu VV, qotash”, ka ironizuar Syla në një postim të tij në Instagram.