Lumir Abdixhiku deklarohet pas takimit me Osmanin dhe Kurtin, tregon se çfarë biseduan

Pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe UD e detyrës së Presidentit Vjosa Osmani, është deklaruar për media kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdidxhiku tha se kanë përfunduar takimet me LVV-në dhe se javën e ardhshme do të takohen me pretendenten per Presidente.

“Sot perfunduan takimin e pare me kryetarin e LVV-së, zotin Kurti, ku diskutuam per temat e formimit të institucioneve. I kemi përfunduar takimet me Lëvizjen Vetëvendosjen sepse kështu ka vendosur zëri qytetar. Jemi dakorduar që pas formimti të Qeverisë të takohemi me pretendenten për Presidente dhe të shohin qëndrimet e saj karshi LDK-së. Gjatë javës së ardhme takohemi pra me pretendenten për Presidente” tha Abdixhiku para mediave raporton Gazeta Blic.