Një gjerman sulmon fizikisht të dashurën e tij kosovare në Prishtinë

Një shtetas i nacionalitetit gjerman është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike të dashurës së tij kosovare.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Rasti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës.