Lumir Abdixhiku e nominon Xhafer Tahirin edhe për një mandat në Vushtrri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka mandatuar edhe për një mandat në krye të Vushtrrisë, Xhafer Tahirin.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Abdixhiku tha se për të është kënaqësi e veçantë që një njeri si Xhafer Tahirin, ta nominoj edhe për një mandat në krye të Vushtrrisë.

“Ai i dha kahje ndryshe zhvillimit të Komunës dhe për këtë do të kërkojë aprovimin e Kryesisë. I njohur si një ndër lokalitetet antike dardane, Vushtrria, ka për nderë që një kryetar si Xhafa ta vazhdojë punën e kreut të Komunës edhe për 4 vjetët e ardhshme në të mirë të të gjithë banorëve të saj”, ka shkruar ai.

Tutje Abdixhiku ka thënë se Tahri ka vizion të qartë se si duhet të duket qyteti e fshatrat e Komunës nën udhëheqjen e LDK’së, i përkrahur nga të gjitha strukturat pa dallim.

“Për një mandat, ka siguruar kyçje në ujë për 7000 familje vushtrriase; ka krijuar Zonën Ekonomike me plot 800 vende pune; ka dhënë shembull nacional në mbledhjen e mbeturinave; ka ndërtuar 2 qerdhe e një Qendër Mjekësie; e dhjetëra projekte infrastrukturore. Xhafa e meriton përkrahjen e secilit prej nesh sepse gjatë mandatit të parë, me punën dhe përkushtimin e tij na ka bërë të gjithëve krenarë”, ka shkruar tutje ai.