Mjekë nga Italia dhe QKUK operuan 11 pacientë me probleme në zemër

Mjekët italianë, të asistuar nga mjekët kosovarë, në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK, kanë operuar 11 pacientë me probleme në zemër.

Janë gjashtë fëmijë​ të ​operuar nga ekipi italian, i​ udhëhequr nga doktor Bruno Murzi, me ndihmën e​ ekipit vendor, i​ udhëhequr nga doktor Adem Grbolar dhe ekipi i kardiokirurgëve tjerë, që kishin defekt të​ bashkëlindur të​ zemrës, defekt të​ septumit ventrikular, defekt të​septumit atrial, si dhe duktus perzisten arterial.

Fëmijët janë përzgjedhur nga Klinika e Pediatrisë, doktor Ramush Bejiqi dhe ekipi kardiologjisë pediatrie.

Pacientët e operuar janë​ pa asnjë​ komplikim postoperativ.

Ndërkaq, pesë pacientë​ të moshës së rritur kishin probleme me aneurizmën​e aortës, sëmundje të valvulave dhe sëmundje koronare.

​ Të​ gjithë pacientët e operuar janë​ lëshuar në​ mjekim shtëpiak, pas trajtimit postoperativ, pa komplikime

Mjekët italianë do ta vizitojnë sërish Kosovën,​ me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe thellimit të bashkëpunimit me mjekët kosovarë.