Lushi: Mos pranoni asociacion serb në Kosovë pa asociacion shqiptar në Serbi

Ish-ushtari i UÇK, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në SHBA, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos pranojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë pa u themeluar Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se themelimi i asociacionin vetëm për komunat serbe do të thotë ndarje e Kosovës.

“Nëse pranohet çfarëdo asociacioni monoetnik serb në Kosovë pa u realizuar asociacioni i komunave shqiptare në Serbi, në fakt, kjo është ndarje e Kosovës pa shkëmbim. Mos pranoni asociacion serb në Kosovë pa asociacion shqiptar në Serbi!”, ka shkruar Lushi.