Lushnjë: Makina përplas biçikletën, plagoset rëndë 68-vjeçari

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnjë.

Një automjet ka përplasur në hyrje të qytetit një person, i cili po ecte me biçikletë.

I plagosuri, i identifikuar si Mefit Dingo, 68 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë ka marrë plagë të rënda dhe raportohet se është nisur për mjekim drejt Tiranës, shkruan noa.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës.