Lushtaku: Jam deri në fund me Klinakun, është mendim – s’ka bërë veprim

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, në një prononcim për Front Online tha se ka të njëjtin mendim me Klinakun.

“Mos ja merrni për të madhe, sepse gjendja e rëndë ka qenë në Kosovë, sidomos çfarë po ndodh atje. Edhe unë me tregu drejtë qaty në një mendje jam me Klinakun, në asnjë mënyrë nuk kisha pranuar me lëshu Kosovën”, u shpreh ai për Front Online.

Ai thotë se Klinaku ka dhënë vetëm një mendim.

“Secili ka të drejtën me dhënë mendimin, prandaj ky është vetëm një mendim, veprim nuk ka bërë ai djali, unë jam me Klinakun deri në fund, pavarësisht se çfarë ka thënë ai, unë me Klinakun jam”, deklaron ai për Front Online.