Presidentja kroate: Më vjen keq që s’mora pushkën dhe nuk qëllova serbët!

Një deklaratë e presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović rreth luftës ndërmjet shtetit të saj dhe Serbisë, ka nxitur reagime në mediat e Beogradit.

E përditshmja “Informer” në ballinën e sotme ka vendosur një fotografi të presidentes me uniformë ushtarake.

“Žao mi je što nisam pucala na Srbe”, titulli i kësaj gazete, e që në shqip i bie; “Më vjen keq që nuk kam qëlluar serbët”, transmeton Indeksonline

“Sot ndjehem e penduar që personalisht nuk mbaja pushkë dhe s’shkova në fushëbetejë gjatë luftës, tha presidentja kroate në përvjetorin e operacionit kriminal “Stuhia” në Knin.