Lushtaku pas videos së VV-së: Ky nuk është Kurti, ky është Kurtoviq për mua

Sami Lushtaku nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka krahasuar videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje me një “spot” që veç në kohën e ish-presidentit serb, Millosheviq do e shihte.

Lushtaku ka thënë se i vjen keq nga ish-krerët e UÇK-së të cilët aktualisht po mbahen në paraburgim në Hagë.

“Më erdhi keq nga ish-krerët e UÇK-së që janë në Hagë, atje kur edhe familjet dhe edhe qytetarët presin që një kryeministër të intersohet se si po vazhdon burgimi i tyre, ai e publikon një spot që veç në kohën e Millosheviqit e kam parë”, është deklaruar Lushtaku në Radio Dukagjini.

“Ky nuk është Kurti, ky është Kurtoviq për mua”, ka thënë ai gjersa ka theksuar se ai ka futur një diskurs të urrejtjes në mes qytetarëve, gjë e cila sipas tij nuk ka ndodhur më përpara në Kosovë”.