Haradinaj: Qeveria në ikje po vë në rrezik popullin duke refuzuar qasjen e jashtëzakonshme

Ish kryeministri Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për rastin e parë të të vdekurit nga virusi Covid-19. Ai tutje ka adresuar një kritikë ndaj qeverisë së Albin Kurtit, e cila përkundër insistimit të presidentit Hashim Thaçi, po refuzon të përkrah shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Haradinaj, ka thënë se me këtë veprim qeveria po e vë në rrezik jetën e popullit.

Ai ka porositur qytetarët që të dëshmojnë këshillat e ekspertëve dhe profesionisteve shëndetësor.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot me pikëllim mora lajmin për viktimën e parë të COVID-19! Kosova sot pësoi nga pandemia por edhe nga keq menaxhimi. Përderisa shtetet përgjegjëse marrin masa emergjente dhe trajtojnë problemin me seriozitet, Qeveria në ikje zgjedh ta vënë në rrezik popullin duke refuzuar qasjen e jashtëzakonshme të këtij problemi.

Lutjet e mia shkojnë për qytetarin që humbëm sot dhe familjen e tij. Përkrahja ime shkon për mjekët dhe personelin mjekësor që punojnë pa ndalë.

Ju lus të gjithëve të jemi të mobilizuar ndaj kësaj pandemie. T’i dëgjojmë këshillat e ekspertëve mjekësorë dhe t’i përcjellim rekomandimet në përpikëri.

RH