Lutfi Haziri, Agim Bahtirit: Mos e tepro, lëri grupet punuese ta bëjnë punën

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri në një deklaratë të dhënë për gazetën “Blic”, tha se LDK-VV pritet të ndodhë në javën e parë të muajit të ardhshëm, dhe se ky koalicion ka përfunduar.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, i cili në një pronocnim për Periskopin tha se nuk ka diçka konkrete në mes të këtyre dy partive.

Sipas Hazirit, ata janë të kushtëzuar nga certifikimi i zgjedhjeve nga na e KQZ-së.

Ai ka kërkuar nga Bahtiri dhe të tjerët që të rezervohen nga deklaratat e tepërta, ku siç tha ai për Periskopin duhet të i lëjmë të relaksuar grupet punuese që të punojnë më lehtë.

“Grupet punuese janë duke punuar në harmonizmin e programit në këtë fazë dhe na natyrisht që në dinamik as që do të vonohemi, por jemi të kushtëzuar nga certifikimi i zgjedhjeve nga ana e KQZ-së, por paralelisht po punohet në harmonizimin e programeve. Kisha thënë në këtë kohë me u rezervu prej deklaratave të tepërta sepse relaksohen grupet tona punuese dhe punojnë më lehtë”, tha Haziri për Periskopin.