Lutfi Haziri: Vetëvendosja nuk ka lindur në zyre – është parti rrugësh nuk pranojmë tjetër kandidat përveç Vjosës

Lutfi Haziri nga radhët e LDK-së në Info Magazinë ka sqaruar edhe çështjen e koalicionit të mundshëm të partisë së tij, përcjell Periskopi.

Ai tha se nuk pranon që të jetë kandidatë për kryeministër Albin Kurti, edhe nëse do të arrihet një marrëveshje.

Sipas tij vetëm Vjosa Osmani mund të i fitoj zgjedhjet.

“Ne për koalicion ne jemi të hapur për koalicion, ne kemi emrin ne kemi kandidatin. Natyrisht në opsionin e bashkëpunimit kem me nda fer. Unë e pranoj Vjosa Osmani në çdo situatë sepse Osmani i fiton edhe me LDK-në, por më mirë më thellë i fiton edhe me VV-në. Vjosa ka me shku drejtë një fitore”, ka shtuar Haziri në Info Magazine

Haziri ka theksuar se LDK e sheh si të drejt të shkoj e vetme në zgjedhje por që nuk e anashkalon mundësin e bashkëpunimin me VV-në.

“Opsioni më i mirë, më i drejt dhe më kredibil, është që me shku vetë ne zgjedhje. Gjithmonë tek rezultati thellimi l rezultatit duhet me kanë l gatshëm me ndërtu partneritet, dhe suksese duhet me u nda, kjo duhet me u marrë vehs sot. Por, LDK-ja si e vetme I fiton zgjedhjet, por edhe pas asaj e kemi opsion Vetëvendosjen”, ka thënë Haziri.

Shefi i shtabit të LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Vetëvendosje është parti e lindur nga rruga, pasi historiku i saj njihet nga protestat

”Unë jam prej atyre që në konkurrencën politike, edhe si deputet, edhe si kryetar i komunës jam përballur drejtpërdrejt me njëfar politike me Vetëvendosjen”. ”Historiku i ndërtimit të Vetëvendosjes është historik i protestës. Ajo nuk ka lindur nga një zyre partish, Vetëvendosje ka lindur në rrugë”, ka thënë Haziri.